
Mbi reagimin e federatës VATRA për rastin “Kumanova”
Ajo çfarë po transmetojnë familjarët e të burgosurve shqiptarë nga grupi i Kumanovës shkon përtej një diskutimi mbi vërejtjet e përgjithshme mbi gjendjen e burgjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nëse konstatohen si të vërteta këto pretendime të familjarëve, atëherë kemi të bëjmë me një rast eklatant të torturës çnjerëzore. Dhe kjo gjë nuk mund të kalojë vetëm si muhabet për të kaluar kohën.