~ Zonja Z ~

Të zgjedhësh për veten

Ajo kurrë nuk kishte pranuar ta kurthonte veten me dikë, vetëm e vetëm ngaqë e kishin parë bashkë me të dhe njerëzit mund ta përgojonin. Z-ja nuk bën pjesë në ato femra që e kanë ulur kokën para padrejtësive të rrethit tonë dhe besojnë se të zgjedhësh për veten është një luks. Ka shumë vajza të tilla që bëhen viktimë e një gabimi të rastit apo të një keqkuptimi të vogël dhe më pas detyrohen që ta kalojnë jetën me dikë që nuk i meriton. Por jo Z-ja. Ajo, pa u menduar dy herë, u ka treguar udhën meshkujve të rastit dhe gjuhëve të liga.