~ Zonja Z ~

Të dua!

(mesazh për Zonjën Z)

 

Të dua edhe atëherë kur çmendesh në histeri xhelozie.

Madje edhe kur bëhesh si budallaqe dhe ma dhunon mendjen me ca teori që vetëm ti di t’i shpikësh.

Do të dua edhe kur të plakemi e të mendosh se nuk je e bukur më.

Do të vrapoj pas teje, njësoj si ditën e parë, kur sajoja arsye vetëm që të të isha pranë.

Ti gjithnjë do të jesh ajo ëndërr nga e cila do të refuzoj të zgjohem .

Ndieje dashurinë time!

Të dua!

Të dua, sepse ti më plotëson!