~ Zonja Z ~

Një me gjakun tim

(mesazh për Zonjën Z)

 

Jam lodhur nga bredhjet.

Më përkëdhel butë derisa të më marrë gjumi.

Më përqafo fort e mos më lësho as kur të zbardhë dita në mëngjes.

Bëhu një me gjakun tim, dua të di se jam i yti.

Dua të ndiej se jam gjallë.