~ Zonja Z ~

Lumturia

(shënim i shkurtër i Zonjës Z)

 

Njerëzit kanë harruar të jenë të lumtur, madje kjo gjë u duket e pamundur. Nëse nuk më beson atëherë mbylli sytë dhe kthehu pas në kohë. Kthehu në fëmijëri dhe do ta shohësh se vërtet ka ekzistuar një kohë kur secili nga ne dinte ta jetonte lumturinë. Bëje këtë dhe do ta kuptosh se lumturia fshihet brenda entuziazmit të fëmijës që çdo mbrëmje kënaqet duke dëgjuar të njëjtën përrallë.