~ Zonja Z ~

Ajo

(shënim i shkurtër)

 

Ajo nuk hesht.

Guxon ta kërkojë hapësirën e mohuar.

Ajo është vullkan i pasionit.

Gjithnjë nxiton drejt lindjes së diellit dhe nuk ngurron ta shpalosë hijen e rëndë të mendjes së saj.

Ajo synon diçka më shumë.

Diçka përtej brishtësisë.

Diçka që atë e plotëson.

Ajo nuk mjaftohet me pak, sepse ajo është më shumë se një grua.