~ Rebelimi i Lúlus ~

E mërkurë, 5 gusht

(Lulu hireplotë)

Armiqtë jemi vetë ne!

Me çdo kusht, të gjithë ata që nuk mendojnë si ne, medoemos duhet t’i kthejmë në kundërshtarë. Dhe, me ta bërë këtë, duhet t’i çojmë përtej vijave të kuqe të çdo norme etike, derisa të kthehen në armiq.

Nuk është se këtë na e kërkon dikush!

Thjesht, nuk dimë se mund të jetohet edhe ndryshe, sepse ky është modeli i vetëm që na serviret nga lart.