~ Rebelimi i Lúlus ~

E hënë, 3 gusht, mbrëmje

(Lulu hireplotë)

Askurrë nuk pres që dikush të pëlqejë zgjedhjet e mia. Dhe asfare nuk më duhet përkrahja e atyre që janë të bindur se, për të shijuar lirinë time, sidomos atë krijuese, medoemos më duhet miratimi i tyre.

Kjo lloj përkrahjeje është fyese!