~ Edith ~

Nga libri sekret i magjistarit (10)

Çdo gjë në natyrë është krijuar sipas parimit të shëmbëllimit. Ajo çfarë është lart, po e njëjta është edhe poshtë. Gjithçka që shtrihet në universin e pafund, shtrihet edhe brenda njeriut. Me siguri ke dëgjuar për nocionet makro dhe mikrokozmos. Është po e njëjta gjë. Sistemet planetare u ngjajnë strukturave të atomeve. Planetët rrotullohen përreth yjeve, ndërsa elektronet rrotullohen përreth bërthamës. Nëpërmjet këtij parimi, magjistari zbulon shumë nga fshehtësitë e kësaj bote. Tani provo të imagjinosh përbërjen e trupit tënd dhe do të shohësh me miliona qeliza se si lindin, jetojnë dhe vdesin brenda teje. Që të gjitha ato janë organizma të gjalla, që të gjitha janë vetja e tyre dhe në të njëjtën kohë janë TI. Tani imagjinoje këtë parim në raport me të gjithë universin dhe do të shohësh se ne jemi vetëm disa nga pafundësisht shumë “qeliza” të tilla që lindin, jetojnë dhe vdesin brenda universit të gjallë.

NGA LIBRI SEKRET I MAGJISTARIT