~ Edith ~

Nga ditari virtual i një shkrimtari (13)

Bie shi.
Shumë shi.
Le të vërshojë, sepse dua ta përmbyt mërzinë, por, djalli e marrtë, është e kotë.
Si kampion olimpik noton mes dallgësh, ndërsa fshehtazi pushon në bregun e shpresave tona. Poshtë shatërvanit të kujtesës, që buron te rrënjët e pemës së jetës.
Aty ku të pres gjithnjë, sa herë që lodhemi nga kjo botë.

NGA DITARI VIRTUAL I NJË SHKRIMTARI