~ Ditar dashurie i një shkrimtari ~

Nata X plus 9

Nuk them se pa ty do të vdes!

Edhe më pas do të më shohësh në të njëjtat rrugë të pluhurosura.

I ngulfatur në tym duhani, do të vazhdoj të trullosem në të njëjtat kafene.

Edhe më pas do të shaj çdo ditë në tollovitë e njëjta të tra- fikut.

Do të rri zgjuar deri vonë, duke parë se ç’ka postuar gjithkush në profilin e vet.

Nuk do ta braktis rolin tim në teatrin e të gjallëve!

Do të vazhdoj të marr frymë.

Në të vërtetë, jeton vetëm dhimbja ime.

Ajo që refuzon të vdesë edhe atëherë kur do të zhduket çdo gjurmë e jona.