~ Ditar dashurie i një shkrimtari ~

Epilog

Ka edhe shumë pjesë të tjera në ditarin e shkrimtarit. Histori, përjetime e shestime nga më të ndryshmet. Kësaj here nuk u treguan të gjitha aventurat. As rrugëtimet në vendet më të frikshme të botës. As takimet dhe bisedat me njerëzit më të kërkuar në botë, që një pjesë të kohës e kalojnë në shpella dhe tjetrën në vila luksoze. Nuk janë treguar aventurat që barazohen me imagjinatën filmike.

Këto gjëra ndoshta do të mbetën pa u treguar përgjithmonë. Edhe sikur të tregohen, pakkush do t’i besojë.

Prandaj është më mirë të thuhet se ato ende nuk kanë ndodhur.

Së paku deri herën tjetër.