~ Libra ~

Bombë në Beograd

Shumë kohë para dronit të famshëm ishte “Bombë në Beograd”.

Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore.

E ndërtuar në imagjinatën krijuese të shkrimtarit, kjo bombë përfaqësonte tërësinë e zhgënjimit, dhimbjes dhe vuajtjes, të përmbledhur në një qindvjeçar, por edhe të shpresës dhe ëndrrave për një të ardhme ndryshe. “Bombë në Beograd” është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga. Në sfond të të gjithë kësaj është dashuria në mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri e pamundur, e përshkruar me shumë ndjenja dhe pak fjalë.

Këtë roman, Albatros Rexhaj e ka shkruar në vjeshtën e vitit 1998 (aso kohe vetëm 22 vjeçar), menjëherë pas ofensivës së madhe të forcave serbe, kur rreth njëqind mijë trupa serbe u mobilizuan me idenë që të shpartallonin luftëtarët shqiptarë. Botimi i parë arriti të shpërndahet në vetëm dhjetëra kopje, pasi që pjesa më e madhe e tirazhit u konfiskua nga policia serbe, por ishte pikërisht ky rrëfim, që vetëm një vit më vonë, Albatros Rexhajt i hapi dyert te shtëpia prestigjioze “Rizzoli RCS” në Itali.

Fillimisht i botuar në Prizren, në vitin 1998, i ribotuar nga “Dudaj”, në vitin 2012 dhe nga “Pegi”, në vitin 2015, ky libër tani mund të lexohet në tërësi në versionin online.

Kopja fizike e këtij libri mund të porositet këtu.