~ Zonja Z ~

Viktima të rrejshme

(shënim i shkurtër i Zonjës Z)

 

Nuk më pëlqejnë ato femra që luajnë rolin e viktimës. Më irriton ajo femër që tërë kohën përpiqet që mashkullin e saj ta lodhë me ndjenjën e fajit, në mënyrë që ai të ndiejë keqardhje pse ajo nuk del, pse ajo nuk punon, pse ajo mërzitet e të tjera si këto. Fajësojnë meshkujt për çdo gjë që ato nuk mund të bëjnë vetë. Jam shumë e bindur se ato gjejnë diçka që i pengon edhe gjatë seksit. Më duket sikur i shoh burrat duke gufuar nga pasioni, ndërsa ato, në vend që të flakin tutje të gjitha komplekset dhe maskat, fillojnë të mbajnë leksione e të shpërndajnë ankesa.