~ Zonja Z ~

Takat mbi asfalt

(mesazh për Zonjën Z)

 

Si është e mundur që dikush si ti,

kaq e bukur dhe kaq tunduese,

të endet vetëm?

Nuk e sheh se të gjithë çmenden pas teje?

Madje edhe ai shitësi plak që të buzëqesh kur del nga pallati.

Edhe taksisti, që përherë është aty mbrëmjeve.

I tërë qyteti në ankth ndjek ritmin e hapave të tua.

Të gjithë i bëjnë veshët katër.

Deri në zemër i ndiejnë takat që kërcasin lehtë në asfalt.

Nuk e vëren se po digjem?

Shkrumbohem para vështrimit tënd,

si hi bie nën këmbët e tua.