~ Zonja Z ~

Ndryshe

(mesazh për Zonjën Z)

 

Çdo gjë është ndryshe me ty!

Diçka që të fton ta vazhdosh kërkimin.

Mister që të deh.

Një forcë, përtej kësaj bote, që të rinon.

Grindjet nuk janë të lodhshme.

Aty, ku të gjithë të tjerët do të përfundonin në ulërima, ne shpërthejmë në të qeshura dhe me sy i themi njëri-tjetrit: “Sa të marrë jemi!”

Çdo gjë është më e bukur me ty, e dashur!

Sa herë matem të ta them, si për inat, diçka ma lidh gojën.

Lëshohem në prehjen e melankolisë e trembem se, nëse ta them, atëherë do t’i zbulosh të gjitha sekretet e mia dhe do ta kuptosh se s’jam veçse një personazh i këngës A fool in love!