~ Zonja Z ~

Magjia e dashurisë

(mesazh për Zonjën Z)

 

Ti më pyet se çfarë është dashuria për mua?

Një mendim i vetëm që i hesht të gjitha shtytjet e tjera.

Një qetësi në mendje.

Një uragan pasioni në zemër.

Një simfoni lumturie në shpirt.

Besimi fëmijëror se gjithçka është e mundur.

Magjia që jetoj, sa herë që jam me ty.