~ Zonja Z ~

Ku të gjej prehje?

(shënim i shkurtër i Zonjës Z)

 

Ndiej nevojë ta ndaj me dikë tjetër barrën që më rëndon shpirtin, por e vetmja përgjigje që marr shpesh është një fjali: “Mendo pozitivisht!”

Dhe kjo më fyen.

Nuk është se s’jam e aftë të mendoj pozitivisht, por më duhet diçka më shumë.

Më duhet një mbështetje.