~ Zonja Z ~

Krenaria e një femre

(shënim i shkurtër i Zonjës Z)

 

Disa herë më ke pyetur se si duhet të sillesh për të mos cenuar krenarinë e një femre.

Është e thjeshtë. Mos harro të shprehësh vlerësimin për çdo gjë që ajo merr përsipër. Ta dëgjosh deri në fund. Ta marrësh parasysh mendimin e saj. T’i falësh ngrohtësi e përkëdheli me po të njëjtin përkushtim që ajo ta fal ty.  Mirëkuptim për dashurinë që kultivon ndaj gjërave të bukura. Ta duash brishtësinë dhe delikatesën e saj. Dhe mbi të gjitha, respekt për qenien e saj si individ, e më pas si grua.