~ Zonja Z ~

Jo si të tjerët

(mesazh për Zonjën Z)

 

Nuk jam si gjithë të tjerët: I dhënë vetëm pas bukurisë tënde dhe i shurdhër ndaj furtunës që ushton brenda teje.

E ndiej shpirtin tënd kryeneç, e shoh në ty atë rebelen e adhurueshme që nuk dorëzohet para asnjë sfide.

Di ta lakoj heshtjen tënde, atë që ty tërë kohën ta shtrëngon shpirtin.

Sa duhet të pres që ti të kuptosh se nuk jam si të gjithë të tjerët?

Të dua ashtu siç je.