~ Zonja Z ~

Jeta brenda vetes

(shënim i shkurtër i Zonjës Z)

 

Jam ëndërrimtare, sepse jam femër. Dhe një femër beson në thelbin e ekzistencës së kësaj bote, beson në mrekullinë e jetës. Jam e bindur se kjo është arsyeja pse durimi për ta siguruar vazhdimësinë e jetës i është besuar asaj. Nuk mund të besosh në mrekullinë e jetës, pa e ndier këtë mrekulli brenda vetes, pa ndier se si jeta krijohet brenda teje.

Sa herë që ua them miqve të mi, apo burrave që kanë kaluar në jetën time, ata xhindosen dhe si mburravecë fëmijërorë më japin leksione për rëndësinë e farës që japin. Është për të qeshur si meshkujt verbërisht besojnë në shenjtërinë e spermës së tyre. Nuk i kundërshtoj. I lë në iluzionin e tyre.