~ Zonja Z ~

Ikja

(mesazh për Zonjën Z)

 

Si të shëroj vetminë?

Jam fshehur nëpër rrëmuja.

Jam dehur me të panjohur.

Jam lodhur duke shpikur angazhime të reja për veten.

Kam provuar të iki sa më larg nga ti.

Por ti gjithnjë je këtu.

Ti je jehona e jetës që dëgjohet në të gjitha kthinat e shpirtit tim.

Më trego, si ta shëroj vetminë?