~ Zonja Z ~

Edhe ne mundemi

(shënim i shkurtër i Zonjës Z)

 

Jo pak meshkuj shqiptarë besojnë se femrat shqiptare janë inferiore në raport me të huajat, sepse këto të fundit, sipas tyre, janë mendjehapura, të suksesshme dhe pallavra të tjera.

Pak rëndësi ka nëse femra është shqiptare, gjermane, turke, arabe, amerikane apo kushedi çfarë. Të gjitha femrat frymojnë njëjtë, të gjitha mund të ndihen të bukura dhe mund të jenë të suksesshme. Dallimi qëndron te mënyra si shihen dhe si vlerësohen nga meshkujt, pasi duam apo nuk duam ta pranojmë, jetojmë në një botë meshkujsh. I’ts a man’s world s’është thjesht një këngë e bukur. Nëse ti, apo kushdo tjetër që lexon këto shënime, dëshiron që femrat shqiptare të jenë edhe më të bukura, edhe më të mençura, edhe më të zonjat, dije se nuk duhet ndonjë mrekulli e madhe. Trajtonani ashtu si do të dëshironit që dikush tjetër t’ju trajtonte ju. Kaq! Nuk duhet asgjë më shumë, të tjerat i bëjmë vetë.