~ Zonja Z ~

Dialog në kryqëzimi të botëve

Zonja Z: Si shkruhet për dashurinë?

Unë: Nga një lot për çdo presje dhe pikë, një ëndërr për çdo shkronjë dhe nga një kujtim për çdo fjali. Të gjitha të shkruara me gjuhën e pafjalë të shpirtit.

Zonja Z: Vetëm kaq?!

Unë: Po. Dhimbja në gjoks nxjerr vargje që edhe i vdekuri mund t’i këndojë.