~ Zonja Z ~

Dialog në kryqëzim të botëve

Unë: Të thonë: “Ndiqe zemrën!” Pastaj të godasin pa mëshirë dhe zemra të bëhet si një pasqyrë e thyer copë e grimë, e shpërndarë kudo… Si mund ta dallojë njeriu atë pjesëz që do ta bëjë të lumtur?!

Zonja Z: Nuk mundet. Askush s’e di nga marrin copëzat e si shndërrohen.

Unë: Është e lehtë t’u japësh mend të tjerëve: Jepi fund lidhjes dhe vazhdo jetën! Vetëm ata që e kanë provuar vetë e dinë sesa e vështirë është. Dhe edhe më e vështirë është që pas kësaj të rinisësh nga e para.

Zonja Z: E di! Zemra nuk është prej hekuri që të nxehet dhe të ftohet, të lakohet, të thyhet dhe përsëri të ngjitet.