~ Zonja Z ~

Dialog në kryqëzim të botëve

Unë: Si je sot?

Zonja Z: Njësoj. Punë, përditshmëri dëshpëruese… E njëjta gjë si dje.

Unë: Sa ta ngjashëm jemi të gjithë. Nuk dimë si të jemi të lumtur. Idenë e lumturisë e rrisim dhe e stërmadhojmë. E kthejmë në një mit, saqë edhe vetë fillojmë të besojmë se është diçka e paarritshme.

Zonja Z: Ndërkohë pa mëshirë i lëndojmë të tjerët, në mënyrë që më pas ata të na kthejnë borxhin. Madje edhe ata që i duam më shumë. Rreth vicioz!

Unë: Nesër nuk do të pyes “si je?”

Zonja Z: Bëje po të duash, por përgjigja do jetë e njëjtë. Ndërron vetëm dita.