~ Zonja Z ~

Dialog në kryqëzim të botëve

Unë:  Femrat që unë kam njohur, më kanë gënjyer, me dhe pa arsye.

Zonja Z: Të gjithë gënjejmë. Dikush më shumë e dikush më pak, por të gjithë gënjejmë.

Unë: Meshkujt gënjejnë më pak se femrat.

Zonja Z: Më vjen të qesh me këtë teori tënden. Flas nga përvoja: të rrallë janë ata që nuk gënjejnë. Jam e bindur se përqindja e tyre është aq e vogël saqë, në raport me shumicën, në pikëpamje matematikore, paraqesin vetëm një gabim statistikor dhe jo një fakt shkencor.

Unë: E ke gabim. Ka meshkuj që janë të sinqertë dhe besnikë.

Zonja Z: Po, siç ka edhe femra të sinqerta e besnike. Historitë e femrave nuk dallojnë shumë nga historitë e meshkujve.