~ Zonja Z ~

Dialog në kryqëzim të botëve

Zonja Z: U shfaqe atëherë kur po prekja fundin. Mjafton vetëm të të mendoj dhe  ndihem mirë.

Unë: Të gjeta kur kisha humbur besimin. Ti je frymëzimi im.

Zonja Z: Përgjithmonë dua të jem muza jote.

Unë: Ti je më shumë se aq. Sa herë të kam afër, ndiej diçka që më kthen në vrullin e ëndrrave të para. Nuk përmbahem dot. Gjithçka brenda meje më shtyn të thërras emrin tënd.