~ Zonja Z ~

Armiku i padukshëm

(mesazh për Zonjën Z)

 

Përsëri po bie shi.

Një shtrëngim vetmie më kaplon zemrën.

Ndihem i zbrazët dhe pa frymëzim.

Kërkoj arsye (justifikime më tepër): “ky dreq moti më err mendjen”.

Dhe i mpirë, rri me sytë ngulur në bosh.

Nuk e di se çfarë pres, di vetëm se pritja më lodh.

Më rraskapit si një armik i padukshëm.

Më gërryen nga brenda në heshtje.