~ Zonja Z ~

Agimi

(mesazh për Zonjën Z)

 

Zgjohem ende pa aguar.

Dhe ngutem që shkëlqimin tënd ta kërkoj në rrezen e parë të diellit.

E di se do të jesh aty, sepse edhe ti beson në mrekulli.

Në mrekullinë e jetës që shpërthen nga flaka e pastër e dashurisë.

Në atë që edhe atëherë kur na godasin e qëllimshëm na lëndojnë, na fuqizon të dyve dhe nuk na lë të shembemi.

Ngutem të zë agimin.

Nuk dyshoj.

E di se je aty.

E di se edhe sot je duke u lutur për forcë që të mund të mbrohesh nga kjo botë.