~ Rebelimi i Lúlus ~

E shtunë, 7 gusht, pasdite

(Lulu hireplotë)

Shumë prej nesh, qytetarë të këtij vendi që e mburrim për lashtësinë e tij, jemi skajshmërisht të dëshpëruar.

Ndihemi të shpërfillur, por ende nuk jemi ngopur me ndjenjën e pafuqisë.

Disa thonë se e tërë kjo do të shpërthejë një ditë dhe jehona do të dëgjohet shumë larg, por unë nuk e besoj këtë.

Mendoj se të gjithë ne po presim diçka…

Mbase po presim një Godo të ri!