~ Rebelimi i Lúlus ~

E premte, 6 gusht, mesditë

(Lulu hireplotë)

Ku është kuptimi i jetës sonë, nëse vazhdimisht lejojmë që të jemi në mëshirën e disa forcave që mbahen si më të mëdha se ne dhe që iu kemi dhënë pushtet të bëjnë çfarë të duan me ne.

Kështu siç jemi, sot duhet që me patjetër t’i përkasësh dikujt, të jesh pjesë e një grupi apo klani, ndryshe rrezikon të dështosh.

Jam tejngopur nga e gjithë kjo.

Kam zgjedhur të rrezikoj.