~ Rebelimi i Lúlus ~

E martë, 4 gusht, mesditë

(Lulu hireplotë)

Shpesh më kap një dëshirë që të zhdukem përnjëherë, por, në këtë botë ku ritmin e çdo gjëje e përcakton pushteti i heshtur i dikujt që nuk do t’ia dijë për dhimbjen tonë, kjo është e pamundur. Edhe në vetëzhdukje mund të shkoj vetëm me këste, pra duke paguar kamatë edhe për këtë gjë.