~ Rebelimi i Lúlus ~

E martë, 4 gusht, mbrëmje

(Lulu hireplotë)

Fyerjet dhe vulgaritetet, përfshirë edhe banalitetet më të shpifura kanë shpërthyer në rrjetet sociale dhe tani po mbarten gradualisht në diskursin e përditshëm.

Dhe nuk e kam fjalën vetëm për politikën.

Akademikë, profesorë, gazetarë e artistë, jo të gjithë, por disa, sikur ndiejnë një shtytje, së cilës nuk po i rezistojnë dot, që tjetrin ta fyejnë deri në nivelin më të ulët të mundshëm.

Nëse të gjithë këta do të duhej të përfaqësonin më të mirët e shoqërisë sonë, më trego, çfarë mund të presim nga të tjerët?