~ Rebelimi i Lúlus ~

E hënë, 3 gusht, mesditë

(Lulu hireplotë)

Shpesh më pushton dëshira për të gjetur një formulë magjike, që do të bënte të mundur të kthehesha në një statujë guri të vendosur diku në një qoshe, ku nuk do t’ia zija rrugën askujt, madje as vetes.

Dhe aty, si një spektator që sheh dhe dëgjon çdo gjë, por që nuk mund të nxjerrë asnjë fjalë, t’i kaloja ditët e mia.