~ Në kërkim të daljes ~

Pamja e dytë

Skena është gjysmë e errësuar. Që të gjithë janë shtrirë në mes të kubit të padukshëm. Flenë.

Dëgjohet një gong aq ifortë, sa tërheq vëmendjen e të gjithëve. Skena ndriçohet. Që të gjithë shqetësohen. Ngrihen, ngjiten shpinë më shpinë dhe kërkojnë të marrin vesh se nga u dëgjua gongu.

Të gjithë përnjëherë: Hej, a na dëgjon njeri?… Kush na ka mbyllur këtu?… Lironani…. A po na dëgjon njeri?…

Thirrjet vazhdojnë për një kohë, por më kot. Nuk marrin asnjë përgjigje. Polici: Nuk jemi të vetëm. Dikush e di se jemi këtu.

Vajza: (Kthehet nga polici, dukshëm e emocionuar) Po! Ke të drejtë. Përndryshe nuk do ta dëgjonim gongun. Dikush po na vështron. Po na ndjek se si reagojmë.

Pauzë. Tëgjithë vështrojnë lart. Presin.

Djaloshi: Sa kohë kemi që flemë?

Vajza: Nrrk e di. Një gjumë jo i zakontë. Si të kisha rënë në kllapi! M’u bë sikur na kishin mbyllur këtu përgjithmonë dhe se ishim çmendur duke kërkuar më kot daljen.

Bariu: Njëlloj si unë! Por u trishtova fort! E dija se jam në ëndërr, por nuk mund të dilja prej saj (mendohet).

Polici: Nuk u zgjove derisa dëgjove gongun. Të gjithë arritëm të zgjoheshim vetëm kur ra gongu.

Të habitur, të gjithë drejtohen nga polici.

Polici: (Në shenjë pohimi.) Edhe unë ëndërrova të njëjtën gjë si ju. Të gjithë kemi parë të njëjtën ëndërr.

Djaloshi: E po, unë e di se çfarë them… A nuk ju thashë edhe më parë se e gjithë kjo është një ëndërr e keqe? Si nëpër filma…

Polici: Lëri tani këngët dhe filmat. Ky është realitet.

Vajza: Shikoni, e di se kjo që po na ndodh, është shumë e koklavitur, por jo edhe aq sa po e bëjmë ne. Duket qartë tashmë se dikush ka pushtet mbi ne. Na e ka fshirë kujtesën. Na kanë mbyllur brenda një fushe elektrike. Dhe kjo na fut gjithëve njëherësh në gjendje gjumi. Na dikton të njëjtën ëndërr dhe na zgjon kur dëshiron.

Polici: Atëherë, më mirë të shohim se ç po ndodh me secilin prej nesh… Ja, që kur jemi zgjuar këtu, nuk na kujtohet asgjë rreth vetes sonë. Unë, sado që po mundohem, nuk po arrij të kujtoj asnjë hollësi për veten. E si mund ta di unë se jam polic apo se ky këtu është bari?

Vajza: Përgjigjja është atje, diku… Këto pengesat e padnkshme po na përplasen në fytyrë dhe nuk na lejojnë të shohim se ku jemi e ç’po ndodh në të vërtetë (inatoset me veten). Ju s’mund ta loiptoni se si ndihem unë tani…

Bariu: Unë e di!

Të habitur, polici dhe të tjerët kthehen nga bariu.

Bariu: Jemi bërë si delet. Po sillemi si të ishim një kope dhe reagojmë instinktivisht. Nuk kemi fare më kontroll mbi fatin tonë. Do të përfundojmë si në ëndërr. Të ngujuar përgjithmonë!

Djaloshi prek barkun sikur të ketë dhimbje.

Polici: Po ty, çfarë të gjeti tani?

Djaloshi: Po më kërcasin zorrët. Nuk e di edhe sa mund të duroj kështu.

Vajza: (I drejtohetpolicit) Nëse jemi të burgosur, me siguri që duhet të na sjellin edhe ushqim.

Polici: Po, ashtu duhet të jetë. Dikush duhet të sjellë ushqim, por mbase edhe e kanë lënë diku këtu.

Që të gjithë emocionohen.

Bariu: Po këtu, përveç teshave tona, nuk shohim asgjë tjetër.

Polici: Ti ke atë strajcën. A ke parë se ç’ka brenda në të?

Bariu nis të kontrollojë se çfarë ka në trastë dhe ndërkaq të gjithë i afrohen me padurim.

Bariu: Po, po… paska bukë… Bukë dhe djathë!

Djaloshi: Më jep pak. Nuk mund të duroj më…

Djaloshi përpiqet tëfutë duart në trastën e bariut. Të njëjtën gjë kërkon të bëjë edhe vajza.

Polici: Ngadalë. Hej, ngadalë!

Djaloshi dhe vajza nuk dëgjojnë çfarë u thonë. Bariu përpiqet të tërheqë trastën.

Polici: Hej! Ju thashë, ngadalë. Nuk bën të sillemi kështu. Nuk jemi kafshë.

Polici futet në mes dhe i shtyn anash djaloshin dhe vajzën.

Djaloshi: Çfarë ke ti, more njeri? Unë jam i uritur.

Djaloshi turret sërish drejt trastës që mban bariu, por polici e kap për kraharori dhe e përplas fuqishëm anash. Djaloshi përplaset në murin e padukshëm. Lëndohet.

Vajza: (E frikësuar) A e vutë re?

Polici: Çfarë? Çfarë duhej të shihja? Ky nuk u bind dhe unë vetëm se e shtyvatutje.

Vajza: Jo. Nuk e kam për atë. A e patë se ku u përplas?

Polici nuk e kupton sepër çfarë e kafjalën vajza. Ndërkaq, kjo bën për nga djaloshi, por nuk merret me të. Djaloshi ende është i trullosur nga përplasja. Vajza prek me kujdes muret e padukshme. Të habitur, bariu dhepolici ndjekin veprimet e saj.

Vajza: Jemi të rrethuar me pengesa shtatë hapa në çdo drejtim.

Polici: Nuk po të kuptoj. Fol më shkoqur.

Vajza: Ti the se jemi të mbyllur në një kub të padukshëm.

Polici: Po, e pastaj?

Vajza: Para se të binim në gjumë, loibi ishte në dimensionet 7 hapa në çdo drejtim.

Polici: Bjeri më shkurt, ku do të dalësh.

Vajza: Muret kanë lëvizur!

Të gjithë të tjerët: Çfarë?!

Vajza: Po, muret kanë lëvizur. E mbaj mend shumë mirë. Siloir pengesat të ishin në pozicionin e mëparshëm, ky do të duhej të përplasej një hap më tutje. (Vajza fillon të numërojë hapat prej fillimit të pengesës, deri në vendin ku ndodhet djaloshi. Ecën dhe numëron.) Një… dy… tre… katër… pesë… gjashtë. E shihni? Gjashtë hapa. Muret kanë lëvizur! Hapësira tani është zvogëluar!

Djaloshi: (Nuk merret më me dhimbjet e veta, por ngrihet.) Si është e mundur? Çfarë po ndodh kështu?

Bariu: Ferri! Jemi në Ferr. Kurrë nuk do të dalim më prej këtu.

Polici: Qetësi! Merreni shtruar. Nuk ka vend për panik.

Djaloshi: Si të mos jemi në panik? Muret mund të lëvizin përsëri. Hapësira do të bëhet më e vogël, pastaj sërish edhe më e vogël… (trishtohet). O Zot, çfarë po ndodh kështu?

Polici: Mjaft tani, mbaje veten. Në fillim na bëje si i fortë, tani ke frikë si fëmijë. Qetësohu. Edhe ju të tjerët: qetësohuni! Mendoni vetëm për këtë çast, mos e vrisni mendjen se ç’mund të ndodhë më vonë. Merrni frymë. Nëse dikush po i lëviz muret, atëherë me siguri që kemi një mundësi për të dilet prej këndej.

Vajza: Jam e sigurt që muret kanë lëvizur kur ishim në gjumë ose kur ra gongu.

Polici: Për këtë do të mendojmë më vonë. Të qetësohemi njëherë. (Pastaj i drejtohet bariut.) Nxirre bukën dhe jepu të gjithëve. Nuk mund të mendojmë me barkun bosh (buzëqesh).

Djaloshi: (Nëpër dhëmbëj Kollaj të flasësh…

Ndërkohë djaloshi merr një copë bukë e djathë nga bariu, i cili i afrohet atij të parit. Pastaj bariu u jep nga pak edhe vajzës e policit dhe merr diçka edhe për vete. Që të gjithë ulen në mes dhe hanë bukë, por sikur nuk kanë oreks.

Vajza: (Pas njëfarë kohe.) Shoh se të gjithë jeni zymtuar.

Djaloshi: E si të mos jemi? Ky është fundi ynë. Jemi të dënuar të vdesim në këtë vend. Do të doja ta dija pse…

Bariu: Nuk ke pse mendon ashtu. Pak më parë ishim të uritur, tash gjetëm bukë. Të gjitha gjërat vijnë me radhë…

Djaloshi: Bukë gjetëm për një herë, por ku do të gjejmë për vaktet e tjera? Mua tash po më merr etja. Më vonë do të më kap barku. E ku ta gjej banjën këtu? Do të jetojmë mes mutit tonë?

Polici: Do të mendojmë edhe për këto, por kur t’u vijë koha. Vajza ka të drejtë: të gjithë jemi murrëtyer e zymtuar. Sikur ta ndryshonim pak këtë atmosferë mortore.

Bariu merrfyellin dhe matet t’i bjerë.

Djaloshi: Po… këtë kishim mangët tani!

Polici: (I drejtohet bariut) Mos u merr me të. Vetëm mos thuaj që nuk di t’i biesh.

Bariu: Pa merak, se fyellin e qaj fare.

Të gjithë buzëqeshin, përveç djaloshit. Bariu e afron fyellin te buzët dhe fillon t’i bjerë një melodie të bukur baritore. Që të gjithë përqendrohen, ndërsa bariu, me mjeshtëri, nxjerr nga fyelli tinguj të ëmbël. Për një çast, sikur të gjithë harrojnë se ku gjenden.

Gongu.

Përsëri dëgjohet gongu. Bariu e ndërpret melodinë. Të gjithë tremben. Ngrihen më këmbë. Janë të hutuar dhe tëfrikësuar. Polici lëviz ngadalë në drejtim të perimetrit të jashtëm. Është shumë i kujdesshëm. Shtrin dorën përpara, që të hetojë pengesat. Ndalon në njëgjatësi më tëshkurtë se herën e mëparshme. Prek muret. Nervozohet dhe u bie atyre meforcë. Vajza: Përsëri kanë lëvizur!

Djaloshi: O Zot, në ç’ëndërr jemi, vallë?

Bariu: Pash Zotin, lëri ëndrrat. Po bën sikur vetëm ti je mbyllur këtu. Ta dija se je kaq zemërlepur, as që do të merresha fare me ty më parë. Djaloshi kërkon të thotë diçka, por nuk nxjerr zë.

Polici: Tani kemi vetëm nga pesë hapa në çdo drejtim. Kafazi ynë po bëhet më i vogël.

Djaloshi: (Fillon e bërtet, me idenë se mund ta dëgjojnë nga jashtë.) Çfarë kërkoni prej nesh? Çfarë gabimi kemi bërë? Flisni, more! Po nanën, more, ku ta keni! Po flisni, more, flisni! Çfarë kemi bërë që na keni mbyllur këtu?! Hë, flisni… Pse fshiheni. Nxirreni surratin…

Vajza: Mos e mundo veten. Ndoshta s’ka njeri fare aty përtej e s’ka se kush të dëgjojë.

Djaloshi: Duhet të jetë dikush. Kush po i lëviz muret atëherë?

Vajza: Nëse ndodhemi brenda një fushe elektrike, atëherë gjithçka mund të jetë e kompjuterizuar. Programi reagon në periudha të caktuara kohe.

Polici: Por gongu i dytë ra më shpejtë se i pari.

Vajza: Pikërisht për atë e kam fjalën. Nuk është e thënë që të bjerë në periudhë të njëjtë. Programi mund të reagojë në mënyrë eksponenciale.

Bariu: Nuk po kuptoj kurrfarë gjëje.

Vajza: Eksponencialisht! Dy, katër, tetë, gjashtëmbëdhjetë… e kështu me radhë. Këtu më duket se është e kundërta.

Polici: Pra, do të thuash se, nëse herën e parë ka pasur tetë minuta diferenca, herën tjetër do të ketë vetëm katër?

Vajza: Po. Pak a shumë ashtu, varet nga variablat e llogaritjes në program. Dhe nëse vazhdon kështu, koha kur muret do të na zënë në mes, do të vijë shumë më shpejt se sa e mendojmë.

Djaloshi: (Nervozohet dhe frikësohet. f bie tokës me këmbë.) E po, nanën ku takenë! Nanën! Po na ikën truri fare. Hej! (Thërretprapë, me shpresën se mund ta dëgjojnë atje tej.) Po çfarë ju kemi bëre, more, që jua bëfsha nanën…

Polici: Mjaft, more, mjaft më tani! Më duket se vajza ta tha se atje tej mund të mos ketë njeri fare.

Djaloshi: Dikush duhet të jetë patjetër. Dikush e prek atë mut kompjuteri. Nuk mund të duroj dot më. A nuk tha edhe ti pak më parë se duhet të bëjmë diçka? Nuk mund të pres më! Eeeej! Nuk dua të vdes këtu!

Polici: (Përpiqet ta qetësojë.) Po, do të bëjmë diçka, por jo kështu, se nuk do të arrijmë asgjë. Duhet të qetësohesh në fillim.

Djaloshi: E si të qetësohem? A e kupton që nuk dua të vdes? (E kap policin për supesh.)

Polici: (Tregon mirëkuptim ndaj djaloshit). Asnjëri prej nesh këtu nuk do që të vdesë! Dhe po të them se do bëjmë gjithçka që të dalim prej këtu.

Për çudi, djaloshi dorëzohet dhe qetësohet në kraharorin e policit. Dhe ky, ndonëse habitet me ndryshimin e papritur të djaloshit, nuk e largon prej vetes. Pastaj u drejtohet vajzës dhe bariut:

Polici: Hë, ju të dy! Mos më shikoni ashtu. Bëni diçka.

Djaloshi ndërkohë largohet ngapolici. Vajza i afrohet dhe iafut krahun. Ai e shikon me habi.

Vajza: Tani mos thuaj se ke nisur të më pëlqesh ti. Se, po qe për mua, më pëlqejnë më shumë tipat maço. (Djaloshi nis e buzëqesh. Turpërohet.) Megjithatë… kështu më pëlqen më shumë.

Bariu: Çfarë the?

Vajza: Asgjë. Vetëm se…

Bariu: Po ti sikur the se të pëlqenin tipat maço!

Vajza: E ç’të hyn në punë ty kjo?

Vajza e heq krahun nga djaloshi.

Bariu: Eh, unë s’e di fare se ç’do të thotë maço!

Vajza nis e qesh.

Vajza: Maço do të thotë energjik… i zoti…. Si ta them… mashkull tamam. Dua që burri im të jetë mashkull i fortë.

Bariu: Ti merre kë të duash për burrë, por nga e di se të pëlqejnë tipat maço?

Vajza: Nuk e di. Thjesht ma tha mendja.

Bariu: Aha, nuk mund të jetë ashtu. Ka diçka më shumë.

Polici: (Gjysmë shaka.) More, e dini se kush është polici këtu?

Bariu: Të gjithëve po na kujtohen disa gjëra për veten.

Polici: Edhe?…

Bariu: Nëse kjo po e di këtë që tha, atëherë duhet t’i dijë edhe të tjerat. Vajza: Ka të drejtë. Sikur ta kishim të fshirë krejt kujtesën, nuk do të dinim asgjë për veten. Nëse na e kthejnë kujtesën, do të na kujtohet edhe si kemi arritur këtu.

Polici: Atëherë i bie që, po të na kujtohet se si kemi mbërritur këtu, do të dimë edhe si të dalim.

Gongu;

Përsëri dëgjohet gongu. Të gjithë tremben sërish, si herën tjetër. Dhe përsëri ngjiten shpinë më shpinë. Të gjithë e zgjasin njërën prej duarve dhe, me shumë kujdes, ecin drejt perimetrit tëjashtëm. Duan të marrin vesh për pozicionin e ri të mureve.

Djaloshi: Po, po, kanë lëvizur përsëri. (Bërtet përsëri fort.) Nanën, ku ta keni! A nuk keni punë tjetër?!

Polici: Qetësohu, pra! Nëse merremi me ta, do të humbim kohë. Djaloshi ngre dorën lart dhe ajo iprek nëplafonin epadukshëm. Djaloshi: (Ifrikësuar, do që ta shpjegojë më qartë shqetësimin e vet.) Do të na zënë brenda si minjtë. Herën tjetër do të na bjerë në kokë!

Edhe të tjerët i ngrenë duart dhe prekin lart. Janë tëfrikësuar.

Polici: S’duhet ta humbim kohë. Ata duan që ne të frikohemi, të humbim kohë e të mos arrijmë të gjejmë një zgjidhje.

Bariu: (I lodhur, i thyer shpirtërisht, ulet në vend.) Kur nuk e kanë bariun, delet i zë terri në mal.

Vajza: Çfarë the?

Bariu: Jo, asgjë. Veç mu kujtua se kur delet nuk e kanë bariun, ato i zë nata në mal.

Vajza shkon dhe eputh nëfaqe bariun, por ky nuk kupton asgjë.

Vajza: Ti je gjeni!

Vajzën nuk e kuptojnë as të tjerët. E shikojnë të habitur.

Vajza: Pse po më shikoni ashtu? Ky tipi është gjeni!

Bariu: Ndoshta, por mua po më duket vetja bari.

Bariu shikon rrobat e veta. Tregon edhe kërrabën, që tërë kohën e mban në dorë.

Vajza: Jeta të sjell atë që ia taks vetes. Nëse e merr veten për bari, atëherë bari do të mbetesh përnjëmend.

Askush nuk e kupton se çkërkon të thotë vajza.

Bariu: E di që s’po të marr vesh hiç, fare?.

Vajza: Tërë kohën jemi duke u marrë me ata që janë jashtë. Me ata që na kanë mbyllur këtu. Po presim që dikush të vijë dhe të na hapë një derë. Jemi bërë tamam si delet që presin bariun për t’i çuar në stan. E kur nuk vjen bariu, ato i zë nata në mal. (Pauzë. Të tjerët ende nuk kuptojnë.) Vërtet nuk e kuptoni? Problemi nuk është atje jashtë. Problemi është këtu, te ne. Nuk dimë se kush jemi, nuk dimë se prej nga jemi dhe, natyrisht, nuk e dimë se ku duhet të shkojmë. Ai që nuk e di se ku duhet të shkojë, përherë mbetet në vend.

Djaloshi: Bjeri më shkurt, se ai dreq gongu mund të bjerë përsëri.

Vajza: Aty është e gjithë puna. Po mendoni vetëm për gongun. Vetëm për hapësirën që do të ngushtohet.

Polici: Si të mos mendojmë? Vetëm budaUai nuk do ta kuptonte se muret po na bien hundëve e ne nuk po i shohim fare.

Djaloshi: More ti, më duket se tani je nën pushtetin e halucinacioneve. Mos ke ndonjë gjë me vete e nukpo na tregon?

Djaloshi do që të kontrollojë vajzën.

Vajza: Hiqi duart, more!

Polici ndërhyn dhe e largon djaloshin.

Polici: Përmbaje veten. Lëre vajzën rehat!

Djaloshi lëvizpak anash.

Polici: (I drejtohet vajzës) Vazhdo. Ku e le ijalën?

Vajza: E çfarë nëse nuk ka njeri aty jashtë? Nëse ne jemi mbyllur vetë këtu? Mund ta kemi fshehur çelësin dhe kemi harruar se ku e kemi lënë.

Djaloshi: A nuk e shihni që ajo është duke pështjellë diçka? Mua nuk po më kujtohet më asgjë. Po më duket vetja si debil, ndërsa kjo po flet për njëfarë çelësi.

Polici: Më duhet të pajtohem me djalin. Pak si shumë e ke pështjellë. Kush e ka fshehur çelësin? Ku është çelësi?

Bariu: Mua kurrfarë çelësi s po më kujtohet. Ndoshta vetëm kërraba e bariut dhe fyelli…

Vajza: Në kokën tënde… në kokën time… Çelësi është në kokat tona. Gongu;

Përsëri dëgjohetgongu. Muret lëvizin. Të gjithë duhet tëpërkulen, sepse hapësira ngushtohet edhe më tepër. Të gjithë rrinë të përkulur, përveç bariut, i cili vetëm luan pak vendit dhe vazhdon të rrijë ulur, pastaj prek lart me kërrabën e bariut. Djaloshi ka ngritur dorën dhe prek lart. Frikësohet.

Djaloshi: Kemi vetëm tri hapa hapësirë. Ngushtë dreqin, ngushtë! (I drejtohet vajzës.) A nuk e sheh se çpo po ndodh, që flet pallavra? Polici: Duhet të dalim prej këtu.

Polici nuk përmbahet, merrshkopin e bariutdhefillon tëgodasë meforcë pengesën e tavanit mbi kokë. Dëshiron t’i shkatërrojë muret meforcë. Por e ndien veten të pashpresë. Bariu ndërkaq lëviz pak, kërkon të protestojë, porpastaj ndalet.

Polici: (Me murin) Thyhu, mur i mallkuar, thyhu! Nuk të lë të na zësh poshtë si minj!

Polici vazhdon të godasë derisa të lodhet. Të tjerët shmangen që të mos gjenden në trajektoren e tij të veprimit, por djaloshi, edhepse shmanget, tërë kohën e përkrah veprimin e tij.

Djaloshi: Thyeje, që ia bëfsha nënën… thyeje dreqin! Shpërtheje, se do vdesim këtu!

Bariu: O ti njeri, po ma thyen kërrabën e s’po bën asgjë!

Polici: (I lodhur, i gërmushet bariut.) Të dhjefsha kërrabën!. Lëviz, bëj diçka, se kemi për t’u shtypur si buburrecat këtu.

Vajza: O njerëz! Askush nuk duhet të vdes. Vriteni pak mendjen. Djaloshi: (I dëshpëruar) Edhe bythën po vrasim këtu, e jo më kokën! Polici: (Polici i afrohet vajzës me kërcënim) Ti prej fillimit më je dukur e dyshimtë. Dhe besoj se di diçka… Andaj trego. Kush na ka mbyllur këtu?

Vajza: (Ngulmon t’i bindë.) Askush nuk na ka mbyllur.

Polici: Fol, të them! Kush na ka mbyllur këtu?

Vajza: Përtej mureve nukka njeri që mund të na e hapë derën. Ne kemi ardhur vetë këtu. Jemi lodhur aq shumë nga jeta, sa…

Vajzës i ngecin jjalët në grykë. Një ndjenjë e çuditshme i kalon nëpër mendje. Trupin ia përshkon një energji e re dhe nuk e lë tëflasë.

Bariu: Çka e gjet tash?

Djaloshi: E kanë pushtuar marrëzitë e veta. (Tash i drejtohet policit.) Lëre atë buallicë tani, po mëshoji, shpërtheje pengesën, sa nuk ka ra gongu përsëri.

Polici bindet dhe përsëri fillon të godasë me shkopin e bariut murin e padukshëm, ndërsa djaloshi mundohet që t’i lëvizë pengesat me trup. Bariu është indiferent.

Vajza: (Shumë e qetë, thuajse është bërë njeri tjetër. Flet me vete, por me zë.) M’u kujtua. Tani e di se ku jam. Dhe e di se si kemi ardhur këtu. Djaloshi: Moj, lëri marritë, se asgjëkund nuk je…

Polici dhe djaloshi vazhdojnë me përpjekjet e veta.

Vajza: (I afrohet bariut, i cili vazhdon të bëjë indiferentin.) Kujtohu! Përgjigjen e ke me vete. Kujtohu se çfarë të shtyu që të heqësh dorë nga jeta.

Polici i vazhdon përpjekjet.

Polici: Na ndihmoni, pse nuk na ndihmoni? Gongu mund të bjerë nga çasti në çast!

Djaloshi heq dorë nga përpjekja. I nervozuar, i frikësuar, tërë kohën i përkulur, sepse has në pengesën e sipërme, shkon dhe e kap vajzën për fyti.

Djaloshi: E kush je ti? Pse nuk na ndihmon?

Ndërhyn bariu. E shtyn djaloshin. Ndërkohë, tavani është vetëmpak mbi kokat e tyre. Tëgjithë duhet tëpërkulen, që të mos e prekin lart.

Bariu: Thyej qafën, more majmun! Unë vërtet jam fukara, por ende kam fytyrë.

Vajza arrin të çlirohet. Në përpjekje e sipër, ia shqyen djaloshitpulovrin në krahun e majtë. Një copë e trikos i mbetet asaj në dorë. Djaloshi fillon të shikojë krahun e vet. Dallon shenjat e shiringave.

Djaloshi: Çfarë janë këto?! Unë nuk përdor drogë. Jo. Besomëni, unë nuk përdor drogë! Me siguri dikush mi ka bërë këto shenja me qëllim. Tëgjithë stepen. Polici heq dorë nga përpjekja. E lëshon shkopin përtokë. Nuk kupton asgjë. Bariu rri i menduar. Fjalët efundit ia kanë çliruar kujtesën. E kapërfshirë e njëjta energji qëpërshkoi edhe vajzën pak më parë.

Djaloshi: Si është e mundur? Mua nukpo më kujtohet asgjë…

Polici: (I sheh edhe ai shenjat e shiringave te djaloshi, si dhe vë re ndryshimin te bariu dhe i drejtohet vajzës.) Nga e di ti? Kush je ti? Kush të ka sjell këtu? Pse na keni mbyllur këtu?

Vajza: Jam studente para diplomimit. Më ka braktisur i dashuri, me të cilin kemi qenë bashkë që nga shkolla e mesme. Më la për një tjetër, sepse ajo i dukej më moderne. Thoshte se unë merrem vetëm me librat, se nuk di as të vishem e as të jetoj. Iu luta. Ndryshova. Ndryshova mënyrën e veshjes, fillova të bëj makijazh (tregon veten me dorë: rrobat, grimin). Ky nuk është stili im. Unë tërë kohën i mbaj flokët lidhur (shikon nëpër xhepa, gjen diçka dhe i lidh flokët dhe efshin makijazhin). Të gjitha këto i bëra për atë… por çdo gjë ishte e kotë. E humba shpresën. E humba dëshirën për jetë. Ia mbylla vetes të gjitha shtigjet. Madje desha të vrisja veten…

Vajza lëviz dhe mundohet t’i shikojë të gjithë. T’i bindë me zor.

Vajza: Jam njëlloj si ju, kuptoni? Edhe ju keni hequr dora nga jeta, por dikush po na jep edhe një mundësi që ta gjejmë sërish veten.

Polici nuk epranon shpjegimin e saj. Djaloshi ende shikon shenjat e shiringave. Polici shikon bariun.

Polici: Hë, po ty, çfarë të ka ndodhur? Mos t’u kujtua edhe ty ndonjë gjë? Se ju të dy na dolët më të mençurit këtu! Ndërsa ne dy të tjerëve nuk po na punon truri fare. (Pastaj polici i afrohet bariut. £shtë i dëshpëruar. E ka kapur paniku.) Lërini fjalët e kota tani! Gongu për pak çaste do të bjerë… Do të bjeeerë! Do të shtypemi si buburrecat!!!

Bariu: (Nuk ia vë veshin policit, por shikon nga vajza dhe i afrohet më shumë.) Duke të dëgjuar ty, m’u kujtua… Jam aktor… Nuk jam bari… Jam aktor… Isha i lodhur nga skamja. Në rolin e fundit isha bari. Desha ta bëja rolin sa më mirë, perfekt. Mësova gjithçka për jetën e barinjve. Shkova e mora mësime edhe për t’i rënë fyellit. Oh, Zot, sa e desha atë rol. Dhashë gjithçka nga vetja, por përsëri nuk Idshte shikues. Shfaqja dështoi… tërë ajo punë… tërë ai mund… unë nukmunda tapërballoja më. Tërë ai shkollim e prapë nuk kisha me çfarë të jetoja. Asloish nuk interesohej që të më ndihmonte. Isha lodhur. Si gjallë, si i vdekur. Me siguri që, kur erdha këtu, ende isha duke përjetuar rolin tim. Oh, sa rol i mirë që ishte!

Polici: More, a nuk e kuptoni që e tepruat aq sa s’mban më? Do t’i lini pallavrat tani e të tregoni se çfarë po ndodh, apo doni që t’jua bëj kurrizin më të butë se barkun?

Polici kërcënon me kërrabën në dorë. Vajza i afrohet ngadalë e me vetëbesim.

Vajza: Kujtohu!

Polici bëhet edhe më agresiv. Nuk e lejon të afrohet.

Polici: Nuk kam se për çka të kujtohem. Unë e di se çka po ndodh.

Gongu;

Muret lëvizin. Tëgjithë duhet tëpërkulen dhe të mblidhen në një hapësirë të ngushtë, ngaqë kubi ndërkaq ka vetëm një rrezeprej dy hapash. Bariu dhe vajza, edhe pse detyrohen të lëvizin, janë të qetë. Djaloshi është i përhumbur, ndërsa polici është i vetmi që është i shqetësuar.

Polici: Hë, nuk e shikoni që deri tani keni folur vetëm marrëzira? Ej, thirrini mendjes! Do të vdesim këtu!

Djaloshi ende është i përhumbur. Shikon krahun e vet dhe vetëm dënes. Duket sikur i ka shkëputur lidhjet me realitetin. Vajza i afrohet.

Vajza: Askush nuk duhet të vdesë. Mblidhe mendjen!

Djaloshi: (Dëneset) Nuk e di! Mua nuk po më kujtohet asgjë. Dua të shkoj në shtëpi, por nuk po më kujtohet asgjë.

Polici: Mos iu afro atij muti! (Ndërkaq mundohet ta kapë vajzën për zverku dhe e shtyn djaloshi anash.) Unë dua të dal prej këtu… Nxirrmëni!

Vajza kap për dore bariun dhe ngrihet. Për të nuk ka mure. Ajo kalon e para. Bariu merr kërrabën, mbahet pas saj dhe ngrihet. Kalon edhe ai. Ecin. Dalin nga kubi. Polici mundohet të dalë, por has në pengesë. Përpiqet përsëri, por nuk ia del. Vazhdon e përpiqet pandërprerë. Zemërohet me veten, shan. Djaloshi fillon të qajë me zë. Polici nuk mund t’i shohë më bariun dhe vajzën.

Polici: Ku shkuat? Kthehuni! Më nxirrni prej këtuuuuuuu…

Djaloshi e kap për dore. Dëshiron prehje.

Djaloshi: Më ndihmo!

Polici e shtyn.

Polici: Ik, more mut, sa s’t’i kam bërë trutë përshesh!

Djaloshi: Ndihmomë!

Gongu!

Bie gongu i fundit. Djaloshi dhe polici mbeten të ngjeshur njëri me tjetrin në një hapësirë të ngushtë. Janë të ngrirë.

Nga jashtë, vajza dhe bariu shikojnë figurat e ngrira. Në fund të skenës shfaqet një dritë.