~ Edith ~

Nga libri sekret i magjistarit (7)

Çdo gjë në natyrë ka anën e vet të kundërt. Errësira është mungesa e dritës, ndërsa drita është mungesa e errësirës. Pastaj i ftohti dhe i nxehti, dashuria dhe urrejtja, e mira dhe e keqja dhe shumë e shumë shembuj të tjerë. Ku mund ta vendosim vijën ndarëse mes dritës dhe errësirës? Si mund ta dallojmë të nxehtin, nëse nuk e kemi idenë se çfarë është i ftohti? Ku përfundon dashuria dhe ku fillon urrejtja? Çfarë e dallon të mirën nga e keqja? Çfarëdo që zbulojmë, në fakt është vetëm një gjysmë e vërtetë. Pa e njohur edhe gjysmën tjetër, të kundërtën e asaj që kemi përballë, kurrë nuk do të mund ta njohim thelbin e asnjë gjëje dhe asnjë dukurie. Të kundërtat nuk e shkatërrojnë njëra-tjetrën, por e plotësojnë, sepse, në fakt, ato janë po e njëjta gjë. Ekzistencën e të kundërtave magjistari e ndien si shfaqje të vetë natyrës.

NGA LIBRI SEKRET I MAGJISTARIT