~ Edith ~

Nga libri sekret i magjistarit (11)

Çdo formë e energjisë, që nga format më të imta e deri tek ato më të mëdhatë, ato që shihen dhe ato që nuk shihen, çdo gjë në natyrë është në gjendje të përhershme lëvizjeje. Elektronet rrotullohen rreth bërthamës, bërthama përreth vetes, planetët përreth yjeve, yjet përreth vetes dhe të gjitha së bashku lëvizinpërreth qendrës së universit… Në qendër është energjia themelore që lëkundet brenda vetes. Madje edhe mendimet tona janë energji që lëkundet brenda vetes. Magjistari mëson se si ta përshtatë frekuencën e lëkundjeve të veta me gjithçka tjetër në natyrë dhe më pas energjia e gjithë universit e fuqizon vullnetin e tij.

NGA LIBRI SEKRET I MAGJISTARIT