~ Edith ~

Nga ditari virtual i një shkrimtari (1)

Disa dashuri kanë lindur bashkë me krijimin e botës.
Atëherë kur fundi ishte fillim.
Kur drita e mposhti errësirën
dhe Toka ishte ende foshnjë e porsalindur.
Shpirtrat më të vjetër!
Të lidhur me njëri-tjetrin edhe para fillimit të kohës.
Të bekuar me dhuratën më të madhe.
Ta njohin dashurinë, ashtu siç nuk mund ta njohë askush.
Dy fytyra të së njëjtës.
Dy të kundërta që plotësojnë njëra-tjetrën.
Të hedhur në botë, që pafundësisht ta rigjejnë njëri-tjetrin.
Përherë në kërkim.
Përgjithnjë të etur për gjysmën tjetër.

— NGA DITARI VIRTUAL I NJË SHKRIMTARI