~ Ditar dashurie i një shkrimtari ~

Nata X plus 62

 

Unë e kam parë të ardhmen. Dhe e di që, ndonëse jeta më sfidon, nuk do të ndryshoj. Do të mbetem po kështu. Ai që jam.

Këto fjalë i kam thënë në fillim. Po i them edhe tani. Do t’i them në fund të ditëve të mia në këtë botë. Dhe do t’i them edhe atëherë kur do të më kërkojnë llogari për atë se çfarë ishte jeta për mua.

Jeta!

Një listë e gjatë rastesh të humbura dhe gjërash që mund t’i kisha bërë ndryshe!

Po edhe sikur ta jetoja edhe një herë, as atëherë nuk do të isha tjetër!

Jam shumë i sigurt se do të bëja po të njëjtat gjëra!

Ndoshta pse jam njeri.

Vetëm Njeri!

Betohem: “Kurrë më!”

Pendohem…

Dhe më pas harroj!