~ Ditar dashurie i një shkrimtari ~

Nata X plus 60

Ajo çka dua është të kthehem në fillim,

Aty ku gjithçka filloi.

Ta shoh veten ashtu si më krijoj Zoti,

Pa mllefin që më dhuroi bota,

Pa shpatën me të cilën e luftova këtë mllef çdo ditë.

Ta shohë veten para Krijuesit,

Të vetmit që iu betova se nuk do të kurseja asgjë nga ato që Ai m’i dhuroi.

Ta shoh vetën aty, para Tij,

Lakuriq,

I veshur vetëm më të vërtetën në shpirt.

Dhe të bindem edhe njëherë se asgjë nuk do të ndryshonte. Dhe se të gjitha do t’i bëja përsëri po njëlloj.

Sepse vetëm ashtu,

Vetëm si kalorës i veshur me të zeza, që vdekjen e ka mikun më të mirë Dhe që çdo ditë e përjeton si ditëlindje,

Do ecja rrugës që do të më sjellë përsëri tek ti!