~ Ditar dashurie i një shkrimtari ~

Nata X plus 44

Në jetën tonë mund të hyjnë shumë njerëz, por në shpirt gjithkush ka vetëm një njeri.

Një që u bën hije gjithë të tjerëve.

Një që nuk mund ta harrojmë kurrë.

Një imazh që të ndjek kudo.

Është e vërtetë se njeriu mësohet me gjithçka. Është e vër- tetë se, me kohë, mësohemi të dashurojmë edhe njerëz të tjerë.

Por sado të përpiqemi, kurrë më nuk do të nxjerrim më të shumtën nga vetja.

Mund të shtiresh sa të duash. Mund ta mashtrosh të gjithë botën, por kurrë nuk mund ta mashtrosh veten. Sepse vetëm dashuria është e vërtetë. Ajo që të nxjerr edhe gjumin. Ajo që zgjon më të bukurën në shpirtin tënd. Ajo që të frymëzon. Vetëm ajo të çon atje ku s’ke qene ndonjëherë…

Oh, Zot i madh! Ti që sheh nëpër të gjitha maskat tona. Ti e di se Ajo mund të jetë vetëm Një.