~ Zonja Z ~

Zhgënjimi me veten

(shënim i shkurtër i Zonjës Z)

 

Ti thua se femrat shqiptare janë të pavendosura. Sipas teje, kjo është një nga arsyet pse meshkujt shqiptarë ndihen superiorë dhe të domosdoshëm.

Është e vërtetë se ne e kemi shumë të vështirë të vendosim vetë për diçka dhe për këtë, në radhë të parë, jemi të zhgënjyera me veten tonë. Por, duhet ta pyesësh veten se pse femrat shqiptare janë kështu? Duam të jemi kështu apo e kemi humbur besimin se mund të jetojmë në një botë ndryshe? Ndoshta e gjithë kjo është rrjedhojë e zhgënjimeve tona të njëpasnjëshme, saqë pak prej nesh besojnë se, edhe nëse tregojnë vendosmëri, diçka do të ndryshojë. Duhet ta kuptosh se jo të gjitha janë si unë. Jo të gjitha pranojnë që të bëhen Z.