(mesazh për Zonjën Z)
Ti je një yll në kërkim të qiellit.
Aty ku do të mund të shkëlqesh e qetë dhe e lirë prej trazimit të atyre që u prish punë drita jote.
Prandaj edhe sonte lutem që ky qiell të jem unë.
Ta dëshmoj se jam i denjë për dashurinë tënde.