~ Zonja Z ~

Vetvetja

(shënim i shkurtër i Zonjës Z)

 

Të jesh vetvetja do të thotë të jesh ndryshe nga të tjerët. Secili nga ne është vetëm një në këtë botë.

Shpesh ndihem si një gladiator.

E vetmuar në një arenë të etur për gjak, në një duel të pafund, përballë intrigave oborrtare. Ndiej sa të egër janë njerëzit, aq sa më bëjnë të dyshoj: vallë, vërtet janë njerëz apo shtiren si të tillë?