~ Zonja Z ~

Vetmia

(mesazh për Zonjën Z)

 

Nëpër natë i kërkoj dritat e qytetit tënd.

I dalloj gjurmët e tua.

Dhe e ndiej vetminë tënde.

E ndiej si ti, gjithsaherë eci rrugëve të qytetit,

që veç në dukje është i imi.