~ Zonja Z ~

Vetëm Z!

Në fillim e kam quajtur Zonja Z, sepse gjithnjë kam dashur të kem një Zonjë Z, siç e kishte Pushkini. Por, edhe pse në fillim jam tërhequr drejt saj me qëllimin që të kem një dashnore sekrete që ta shkërmoq trupin dhe ta ndez flakë zemrën, shumë shpejt e kuptova se mbi të gjitha kisha fituar një mësuese të jetës. Prandaj nuk jam bërë si gjithë të tjerët, i dhënë vetëm pas projeksionit që kisha krijuar për Z-në, por vullnetshëm jam shkrirë në botën e vërtetë të saj. Ajo e quan veten: Vetëm Z! Dhe ngulmon që kështu ta njohin edhe të tjerët.