(mesazh për Zonjën Z)
Ç’ nuk do të jepja që sonte të isha afër teje. Të të mësoja artin e fjalëve të pakta.
Të të bindja se fuqia e pasionit nuk shpërthen nga epshi i vrazhdë, por rrjedh nga përkushtimi.
Çfarë nuk do të jepja që sonte të isha afër teje dhe të të mësoja notat e muzikës së shpirtrave rebelë.
Me simfoninë e mesnatës të të udhëheq deri në kulmin e ekstazës.
Dhe përsëri, përsëri, përsëri…