~ Zonja Z ~

Paradoks mashkullor

Duam femra që na nënshtrohen, ndërkaq çmendemi pas atyre që rrezatojnë siguri dhe autoritet. Jo vetëm që duam t’i bëjmë për vete, por edhe të marrim diçka nga magjia e tyre. Ky është paradoksi i botës mashkullore.

Nuk di ta shpjegoj pse, por me siguri ka të bëjë me kujtesën gjenetike të njerëzimit. Në fillim ne meshkujt dilnim për gjah,  bënim punët e komunitetit, të trulloseshim me gjethe e lule të ndryshme dehëse dhe të ishim të gatshëm që në çdo kohë të bënim seks. Në zhargonin e ditëve të sotme, e gjithë kjo do të përkufizohej si “Sex, drugs and rockn’roll“. Asokohe, askush s’e vriste mendjen për pushtet e dominim dhe gruaja adhurohej si hyjni.

Pavarësisht mbizotërimit që ndërkohë kemi fituar, në nënvetëdijen tonë, njësoj si të parët tanë, vazhdojmë të tërhiqemi nga ato femra që natyrshëm rrezatojnë siguri dhe autoritet.