~ Zonja Z ~

Nuk dua të shtirem

(mesazh për Zonjën Z)

 

Pse të shtirem se nuk të dëshiroj?

Krejt çka dua është të jem afër teje.

Si një trup i vetëm, njësh me njëri-tjetrin, në harmoni ritmike, si çelësi dhe dryni magjik bërë veç për njëri-tjetrin.

Pse të shtirem se nuk të dëshiroj?

Dua t’i mësoj të gjitha dihatjet e tua.

Dua të jem ai që çliron pafundësinë brenda teje dhe para të cilit nuk turpërohesh për macen e egër që në të vërtetë je. Atë që ëmbëlsisht grith në delir dhe mjaullin për inat të fqinjëve.

Pse të shtirem se nuk të dëshiroj, kur vetëm afër teje e ndiej fundin e vetmisë sime.